MEMENTO – 24 kuadro në sekondë kundër harresës te Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

MEMENTO – 24 kuadro në sekondë kundër harresës. 🎞️
Dikur çdo film vizatimor niste me ‘Na ishte njëherë…’.
Sepse filmi është 24 gënjeshtra të bukura në sekondë në shërbim të së vërtetës – dhe 24 kuadro në sekondë kundër harresës.

Ejani dhe bëhuni pjesë e rrethit të kujtesës – me gjithë batutat, fabulat, personazhet dhe bisedat që i japin jetë pazëllit tonë të përbashkët.

Dy filma të animuar shqiptarë do të rikthehen në jetë përmes adoptimit-restaurimit digjital nje kontribut nga Eda Zari & Kult360 në bashkëpunim me Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit Eljan Tanini :

🎬 “𝐆𝐣𝐞𝐭𝐡𝐣𝐚” (𝟏𝟗𝟖𝟔-𝟖𝟖) — 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚: 𝐀𝐫𝐭𝐮𝐫 𝐌𝐮𝐡𝐚𝐫𝐫𝐞𝐦𝐢 • 𝐒𝐤𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢: 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧 𝐏𝐚𝐬𝐦𝐚ç𝐢𝐮 • 𝐀𝐧𝐢𝐦𝐚𝐭𝐨𝐫ë: 𝐀𝐫𝐭𝐮𝐫 𝐌𝐮𝐡𝐚𝐫𝐫𝐞𝐦𝐢, 𝐁𝐥𝐞𝐝𝐚𝐫 𝐆ë𝐫ç𝐚𝐥𝐢𝐮, 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐧 𝐌𝐞𝐬𝐢, 𝐊𝐫𝐢𝐬𝐭𝐚𝐪 𝐊𝐨ç𝐢, 𝐈𝐥𝐢𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐙𝐚𝐫𝐢 • 𝐌𝐮𝐳𝐢𝐤𝐚: 𝐌𝐢𝐫𝐚 𝐌𝐞ç𝐮𝐥𝐞 • 𝐌𝐨𝐧𝐭𝐚𝐳𝐡𝐢: 𝐌𝐚𝐧𝐮𝐬𝐡𝐚𝐪𝐞 𝐒𝐚𝐥𝐢𝐚𝐧𝐣𝐢 • 𝐙ë𝐫𝐢: 𝐒𝐩𝐢𝐫𝐨 𝐊𝐨𝐧𝐝𝐮𝐫𝐢 • 𝐑𝐞𝐝𝐚𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞: 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐌𝐮𝐬𝐭𝐚.

🎬 “𝐓𝐚𝐥𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐛𝐚𝐛𝐚𝐢𝐭” (𝟏𝟗𝟗𝟎) — 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐚: 𝐄𝐬𝐩𝐞𝐫𝐚𝐧𝐜𝐚 𝐊𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢 • 𝐒𝐤𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢: 𝐑𝐨𝐛𝐞𝐫𝐭 𝐐𝐚𝐟ë𝐳𝐞𝐳𝐢 • 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐞𝐬: 𝐈𝐥𝐢𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐙𝐚𝐫𝐢 • 𝐌𝐮𝐳𝐢𝐤𝐚: 𝐌𝐢𝐫𝐚 𝐌𝐞ç𝐮𝐥𝐞.

📍 Kinema Drita, Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
🗓️ 27 Nëntor | Ora 19:00 | Hyrja e lirë

Info: Salla është e vogël e kujtimet të mëdha – lutemi na shkruani një mesazh të shkurtër për të na konfirmuar ardhjen, që t’ju ruajmë vendin 🙂 .
E-mail: [email protected]

Date

27/11/2026

Location

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit

Organizer

Arkivi Shtetëror Qendror i Filmit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.