“Me’ndje hapur” te “Te Galeria” Tirane
“Me’Ndje Hapur” është emri i projektit që do të zhvillohet së shpejti, me qëllim edukimin e publikut të gjerë dhe trajtimin e çështjeve sociale përmes artit. Ky projekt synon të nxisë dhe të angazhojë në ngritjen e diskutimit për çështje sociale si: seksualiteti dhe pabarazia gjinore, shëndeti mendor dhe korrupsioni. Projekti ofron një mundësi eksperimentimi për artistët në disiplina të ndryshme për të krijuar veprat e tyre dhe për t’i sjellë ato në një ekspozitë .