“MetroFest Edicioni 7” te “Teatri i Metropolit” – Teatri “Babai dhe babai”
Babai dhe Babai” nga Jeton Neziraj 🎭
MetroFest Edicioni 7 çelet me një shfaqje të jashtëzakonshme me tekst nga Jeton Neziraj, nën regjinë e Kushtrim Koliqit, duke interpretuar aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi. Ky projekt teatror trajton me shumë ndjeshmëri çështjen e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Nëpërmjet historisë së Dinit, Sarës dhe Lolës, shfaqja na çon brenda jetës dhe sfidave të një familjeje të dukshme normale. Por pas kësaj dukshëmërie, zbulohet një palumturi e pashpjegueshme që i ka mbërthyer ata përjetë. “Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë.
Këtë shfaqje nuk e duam vetëm për talentet që sjell në skenë, por edhe për ngjarjet që na bëjnë të reflektojmë. Është një thirrje për t’i mbajtur ata që i duam pranë nesh, dhe për të ndarë ngjarjet që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin tonë.
🗓️ Në datat: 20, 21 Tetor 2023
🕕 Ora 19:00
☎️ Për informacione dhe rezervime:
+355 67 227 0668