“Metrosound Festival – Kenget e mehalles nga Gipsy Groove” te “Teatri i Metropolit” Tirane
Këtë të premte kemi kënaqsinë t’ju ftojmë në aktivitetin e fundit të ciklit muzikor Metro Sound 2023 titulluar “Kangët e Mahalles”.
Projekti “Kanget e Mahalles” është një ftesë në një udhëtim të thellë të tingujve dhe historive. Nën udhëheqjen e Gipsy Groove dhe Poetit Shpetim Selmani, tingujt shndërrohen në një ritual të shenjtë, duke përhapur bukuri në çdo notë. Me muzikën e tyre, ata nxjerrin dritë nga errësira, duke krijuar një mbarësi të padukshme nga tingujt që rrinë nën qiellin e mahallës. “Kanget e Mahalles” është një muzg i fjetur, plot vargje dhe emocione, një lule e rrallë në betonin e jetës së përditshme.
Shpetim Selmani / Poezi,
Anel Selim /Klarinet,
Ivan Ivanove – Sax/Flute,
Faruk Banjska – Guitar,
Visar Kuci – Violin/Guitar,
Bajram Kinolli / Vokal