Movie night “Përrallë nga e kaluara” & “Shpella e Piratëve” te Pedonalja e Himarës

Më 25 dhe 26 gusht, Pedonalja e Himarës do të kthehet në një kinema nën qiellin e hapur me dy filma kult të kinematografisë shqiptare, të xhiruar në jugun e Shqipërisë.

Më 25 gusht, do të shfaqet “Përrallë nga e kaluara”, filmi kult i Dhimitër Anagnostit, një nga veprat më të dashura të kinematografisë shqiptare, me peizazhet dhe atmosferën e jugut si pjesë të historisë.

26 gusht, është radha për “Shpella e Piratëve”, filmi emblematik i bregut. I bazuar në romanin e Petro Markos, një histori aventure që lidhet ngushtë me detin, bregdetin dhe kujtesën e jugut shqiptar.

Ky aktivitet është pjesë e Rezidencës së Kinemasë, në kuadër të projektit “Designing Himara”, mbështetur nga Bashkia Himarë.

Burimi i filmave: Arkivi qendror shteteror i filmit

Hyrja e lirë

Date

25/08/2026
Kategorite

Location

Pedonale, Himarë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.