“Mrekullitë e Arbërisë” te TKOB
“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në skenën e TKOBAP-së, interpretuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, në bashkëpunim me Ansamblin “Gurra e Kurbinit”.
Tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë, energjia e K’cimit të Tropojës, hijeshia e xhubletës, madhështia e qyteteve të gurit dhe tradita e lashtë e transhumancës ndërthuren në një spektakël kushtuar shpirtit të trashëgimisë sonë kombëtare.
Të ftuar, mjeshtrit e folklorit:
•Vendim Kapaj – fyell
•Pjetër Matusha – lahutë
•Grupi i çiftelive
Një udhëtim artistik drejt rrënjëve të identitetit tonë, përmes thesareve shqiptare të shpallura pasuri e njerëzimit nga UNESCO.
13 tetor
Ora 20:00
Skena e TKOBAP-së
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.
Mos e humbisni!✨