“Muzika shqiptare ne vinil: Nje trashegimi tjetersoj” te “Tek Bunkeri”
Ju ftojmë të merrni pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Tek Bunkeri me titullin: “Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore, Rëndësia e Gjithëpërfshirjes dhe Funksioni i Kulturës si Katalizatorë për Bashkëveprim Shoqëror.” Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të projektit “Kultura për Zhvillim të Qëndrueshëm: Potenciali i Pashfrytëzuar, 2023.”
Në ditën e katërt 14 Korrik, si e ftuar do të ketë fjalën Mikaela Minga, etno/muzikologe pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Tiranë.