
Nata e karaokes te Qendra “Art & Aktivizëm” Durrës
Përshëndetje miq,
Jemi shumë të lumtur t’ju ftojmë në 5-vjetorin e Qendrës “Durrësi Aktiv” 🤩
Për të festuar së bashku, kemi organizuar një natë karaoke me muzikë, argëtim dhe pije, për të përshëndetur miqtë, aktivistët dhe bashkëpunëtorët tanë të dashur që kanë qenë me ne gjatë këtyre 5 viteve të misionit tonë. 😇
Kjo është një mundësi për t’ju falenderuar për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen në rrugën për të promovuar angazhimin në komunitetin tonë. 💪
Ju ftojmë të bashkoheni me ne, duke kënduar, festuar dhe ndarë momente të bukura së bashku. 🥳🥳
03.05.2024
19:30
Qendra Art & Aktivizëm
