“Nata Kulturore Epidamn e Trashëgimisë dhe Artit” te Hamami i Durrësit

“Nata Kulturore Epidamn e Trashëgimisë dhe Artit”
Trashëgimia kulturore midis së kaluarës dhe së tashmes

🗓 E enjte, 19 qershor 2025
🕗 20:00 – 23:00
📍 Hamami i Durrësit, Bulevardi Epidamn
Hyrja: FALAS

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në mbrëmjen e parë artistike që zhvillohet brenda Hamamit historik të Durrësit pas restaurimit me mbështetjen EU4Culture. Aktiviteti organizohet nga Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab dhe Qendrën Muzeore Durrës, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Çfarë do të përjetoni?
Sheshi i Zanateve – mjeshtër qeramike & quilling live, ku mund të provoni dorën vetë.

Tregimet e Halilit – udhëtim me humor e histori nga kronikat osmane të Evliya Çelebi.

Intermezzo violonçeli – tinguj meditative që mbushin hapësirën unike të Hamamit.

Performanca “EKUILIBËR / Equilibrium” – Hang zviceran, didgerido australian, daulle shqiptare, longari, bouzuk grek & isopolifoni, të gërshetuara në një spektakël të vetëm.

Projeksione AI – imazhe të Durrësit të vjetër në fasadën monumentale të Hamamit.

Bashkohuni me ne për të festuar trashëgiminë tonë kulturore dhe për të parë se si e shkuara frymëzon artin e së tashmes.

@euinalbania @eu4culturealbania @meki.gov.al @durresi_aktiv @muzehlab @qendra_muzeore_durres
#eu4culture #durres

Date

19/06/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00 - 23:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Hamami i Durrësit, Bulevardi Epidamn
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart