Netë Magjike Teatri në Butrint
Netë Magjike Teatri në Butrint | 22–26 Shtator 2026 ✨
Në skenën e lashtë të Butrintit, aty ku historia dhe arti takohen prej shekujsh, rikthehen netët magjike të teatrit.
Nga 22 deri më 26 shtator 2026, çdo mbrëmje duke nisur nga ora 19:00, Teatri Antik i Butrintit do të mirëpresë artistë dhe trupa teatrore nga Shqipëria dhe vende të tjera, duke sjellë në skenë vepra të pavdekshme të dramaturgjisë botërore dhe interpretime të veçanta artistike.
🎭 “Magical Nights Theater in Butrint” premton mbrëmje të mbushura me teatër, emocion dhe kulturë, në një prej skenave më të veçanta të trashëgimisë sonë.
Bashkia Sarandë si mbështetëse e këtij aktiviteti, ju fton të bëheni pjesë e kësaj feste të artit dhe kulturës, duke përjetuar magjinë e teatrit nën qiellin e Butrintit.
📍 Teatri Antik i Butrintit
🎟️ Hyrja e Lirë
📅 22–26 Shtator 2026
🕖 Ora 19:00