“NextWave Tirana: Youth Beats” – Edicioni I te UART
Fakulteti Muzikes në Stinën Koncertore 2026 vijon me një tjetër aktivitet, Edicionin e parë të festivalit “NextWave Tirana: Youth Beats” i cili do të organizohet në 4 netë në datat 9,15,16,17 Qershor në Hollin e Universitetit të Arteve. Festivali me Drejtore Festivali dhe Projekti Prof. Asoc. Dr. Armira Kapxhiu dhe Drejtore Artistike Prof. Asoc. Silvana Skënderi synon të sjellë në skenë talentet e reja të Fakultetit të Muzikës, Universiteti i Arteve, duke ofruar një seri koncertesh 4-ditore për publikun e gjerë të Tiranës. Aktivitetet përfshijnë performanca pianistike, muzikë dhome, jazz dhe koncert koral, nën drejtimin e pedagogëve të njohur si Vojsava Mane, Genti Rushi, Bujar Alliu dhe Silvana Skenderi. Studentët, tashmë në mbyllje të vitit akademik, do të kenë mundësinë të interpretojnë repertor të larmishëm dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre para një audience të gjërë. Ju mirepresim nesër, më 9 Qershor, ora 19.00, Holli i UART. Hyrja e lirë!