Opera “Carmen” te TKOB

Carmen ka lindur e lirë dhe e lirë do të vdesë!”

🎭Drama e jetës së një vajzeje, e cila sfidoi rregullat shoqërore dhe shpërfilli traditat e asaj kohe, do të hapë Kalendarin Artistik të muajit dhjetor, me ariet magjepsëse të kompozitorit, Georges Bizet, duke kapërcyer kufijtë e teatrit tradicional dhe prekur zemrat e artdashësve.

🇪🇸Historia fillon në qytetin e Seviljes, ku një ushtar fisnik, 🎖️Don José, takon Carmen-in, një vajzë pasionante dhe e lirë, e cila provokon ndjenjat e Don José-s, duke pasuar një zinxhir ngjarjesh që do të tronditin rregullat shoqërore dhe do të çojë në fatin e keq të të dy protagonisteve. 💔

Cili është çmimi i lirisë?

📍Kjo është një shfaqje që fton artdashësit për një katarsis rreth disa pyetjeve ekzistenciale, përgjatë datave 8-9-10-11 dhjetor, në TKOB.

🎟️Biletat shiten çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.

Date

08 - 11/12/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.