Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Opera “Fundi i Golemëve” nga kompozitori Nikolla Zoraqi te TKOBAP-

Një epokë që shembet në faqet e një historie që ende frymon.📜

“Fundi i Golemëve”, opera shqiptare e kompozitorit Nikolla Zoraqi, vjen si Premierë Botërore në skenën e TKOBAP-së.

🎶Një vepër e fuqishme historike dhe muzikore, ku drama, qëndresa dhe fati i një epoke marrin jetë përmes tingujve, zërave dhe madhështisë së skenës shqiptare.

Në këtë univers skenik, zërat e solistëve, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOBAP-së bashkohen në një frymë të vetme, duke sjellë në jetë dramën e një epoke që shembet, por që vazhdon të jetojë përmes kujtesës dhe artit.

Një rrëfim për fundin… ose ndoshta veç fillimin më 28, 29, 30 Maj, ora 20:00.

Me libret nga Kolë Jakova, nën dirigjimin e maestros Zhani Ciko dhe me konceptin regjisorial të Nikolin Gurakuqit, ju mirëpresim për tre mbrëmje të veçanta artistike.

Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Date

28/05/2026

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.