Opera “L’Elisir d’amore” te Universiteti i Arteve
Të nderuar miq,
Orkestra Simfonike e Universitetit të Arteve, në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e operës “L’Elisir D’Amore”.
🎶 Koncerti do të zhvillohet ditën e hënë, më datë 25.05.2026, ora 20:00, në Sallën e Madhe të Universitetit të Arteve, nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli.
🎟️ Hyrja është e lirë.