Panairi i verës në Lezhë
Bashkia Lezhë ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Panairin e Verës, që do të zhvillohet ditën e premte, më 31 korrik 2026 , në orën 19:30, në Shëtitoren Wilson, Shëngjin (pranë shtatores së At Zef Pllumit).
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Turizëm i Qëndrueshëm në Lezhë” i financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet programit Interreg URBACT Pioners Accelerator Program, duke promovuar verën shqiptare turizmin lokal dhe produktet e zonës, të ndërthurura me një program artistik në një atmosferë festive.
Ju mirëpresim!