Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

Date

24/04/2026

Time

08:00 - 18:00

Location

Akademia e Shkencave
Home Events - Libra Panair Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, i cili do të zhvillohet pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 22-24 prill.

Në këtë Panair të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH), Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë, DPA-ja do të prezantojë botimet e saj studimore më të fundit 📚. Krahas studimeve mbi periudha dhe figura të rëndësishme të kombit 🇦🇱, në stendën e DPA-së pranë mjediseve të ASHSH-së, publiku do të mund të gjejë edhe publikimet mbi metodologjinë arkivore në hapësirën shqiptare,

Në ditën e dytë të punimeve të panairit, DPA-ja do të përfaqësohet në një panel diskutimi në sallën “Aleks Buda”, ora 17:00 nga studiuesit Gentian dhe Joni Kuke, të cilët do të mbajnë një kumtesë mbi botimin e përbashkët “Udhërrëfyes i dokumenteve për gjuhën italiane në AQSH”.

Ky panair do të bëjë bashkë botuesit, përfaqësuesit e institucioneve, të organizmave shkencorë dhe të disa prej universiteteve shqiptare, me qëllim në promovimin e këtyre botimeve dhe lehtësimin e qasjes së lexuesit ndaj librit akademik dhe shkencor.

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.