“Peizazhe të izolimit” për vendet e internimit në Lushnje

“A i njihni vendet e internimit në Lushnjë?”. Ju ftojme ta ndiqni në këte tur Shenjues Përkujtimor

📅 24 gusht 2026
📍 Lushnjë
🚌 Nisja: ora 07:30, prapa Pallatit të Kulturës

Në kuadër të 23 Gushtit – Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, ju ftojmë në një udhëtim përmes vendeve që mbajnë ende gjurmët e internimit në zonën e Lushnjës.

Një tur për të ecur në vendet e kujtesës, për të njohur historitë e njerëzve që jetuan internimin, për të nderuar viktimat e regjimit komunist dhe për t’ua përcjellë këtë kujtesë brezave që vijnë.

📍 Itinerari përfshin:
• Kampin e Savrës
• Kampin e Plugut
• Shkollën 9-vjeçare “Lek Pervizi”, Plug
• Burgun e Grave, Kosovë
• Kampin e Gjazës

Nga një vend internimi te tjetri, çdo ndalesë është një histori.
Çdo emër është një jetë.
Çdo dëshmi është pjesë e kujtesës sonë.

🤝 Bëhuni pjesë e këtij udhëtimi përkujtimor.
Sepse vendet e kujtesës nuk duhet vetëm t’i njohim. Duhet t’i ruajmë, t’i tregojmë dhe t’ua përcjellim brezave.

Date

24/08/2026
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.