Performanca “Ekuilibër” nga Ardit Asllanaj në Korçë
“EKUILIBËR”
Nga Erdit Asllanaj
Një interpretim modern, ku tingujt tradicionalë shqiptarë ndërthuren me instrumente nga kultura të ndryshme. Nën dritën e 1000 qirinjve dhe përmes artit vizual immersiv, shprehjet muzikore gjejnë harmoninë dhe ekuilibrin.
Lahuta, longari, daullet dhe zërat e isopolifonisë takohen me HANG-un zviceran dhe Didgeridoo-n australian, duke krijuar një peizazh të ri muzikor, trashëgimia shqiptare hyn në dialog me tingujt e botës, zëra të largët gjejnë njëri-tjetrin në një gjuhë të përbashkët.
Eja ta dëgjosh, ta shohësh dhe ta ndjesh.
🎶 Live Performance: Erdit Asllanaj · Anastas Lako · Denada Kardhashi
🕯️ 1000 qirinj
🌌 Arti Vizual Immersive: Immersive MA
📍 Galeria e Arteve Digjitale Korçë
📅 30 gusht 2026
🕢 19:30
🎟️ Hyrja e lirë
Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. @mtks