Performancë “Diversi ma uniti/ Të ndryshëm por të bashkuar” te Sheshi “Skënderbej” Tiranë

DIVERSI MA UNITI | TË NDRYSHËM POR TË BASHKUAR

📍 Sheshi “Skenderbej” do të bëjë së bashku nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qarkut #Tiranë dhe #Durrës në një performacë krejtësisht ndryshe, nismë kjo që ndërmerret në vijim të ekspozitës “Artivizim për një transformim social të përgjegjshëm” nga mjeshtri italian me famë ndërkombëtare Michelangelo Pistoletto.

🇦🇱 🇮🇹 Ky aktivitet vjen në kuadër të Javës Kulturore Italiane, si bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog #COD, Institutin Italian të Kulturës #ICC, Ambasadës së Italisë në Shqipërisë dhe Fondacionit “Pistoletto Cittadellarte”.

Në formën “flash mob”, 🌍 kjo ngjarje nxit mes pjesëmarrësve ndërveprim, dialog, përgjegjësi, por edhe bashkon tema si shoqëria, 🔬 shkenca dhe 🎭 arti, që shpërbëjnë paradigmën e paragjykimit, të bullizimit dhe të diskriminimit ndaj moshatarëve, duke e kthyer këtë në një aktivitet edukues dhe argëtues për fëmijët dhe të rinjtë.

🗣 Ju ftojmë të na bashkoheni këtë 🗓 të premte, 7 qershor, ⏰ ora 10:30.

Date

07/06/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:30

Location

Sheshi Skënderbej
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart