Performancë teatrore & instalative “Hartë memece për të mbyturit” nga Arian Leka në Durrës

Arian Leka – një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare – vjen në qyetin e Durrësit me universin e tij poetik, aty ku fjala, deti, kujtesa dhe historia ndërthuren në një performancë të ndjerë, me fuqinë e fjalës artistike.

Shkrimtar, studiues dhe profesor universitar, Leka ka ndërtuar një krijimtari që kalon përtej kufijve të zhanreve, duke bashkuar poezinë, prozën, esenë, dokumentin dhe reflektimin filozofik.

Me veprën poetike “Hartë Memece për të Mbyturit” – përkthyer në dymbëdhjetë gjuhë të botës, në 35-vjetorin e eksodit shqiptar risjellim në kujtesë ata që deti i mbuloi me heshtje, por jo me harresë.

Një mbrëmje ku poezia bëhet dëshmi, ku kujtesa merr trup dhe ku deti kthehet në skenën e madhe të fatit njerëzor.

Arian Leka: “Hartë Memece për të Mbyturit” – Performancë Teatrore dhe Instalative.

Regjisore: Driada Dervishi.

Na ndiqni, për detajet dhe të gjithë stafin artistik.

31 korrik 2026 | Ora 20:00
Shëtitorja “Taulantia”, Durrës.

Date

31/07/2026

Location

Sheshi "Taulantia" Durrës

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.