Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Përpjekja për shkollim në qendrën e Grupit ATA

Përpjekja për shkollim

“Quhej radio-stacioni. Thjeshtë ishin disa dhoma, ne i përshtatëm për klasa dhe dolëm të mblidhnim fëmijët nëpër Bathore. Ne shkonim, trokisnim, pyesnim: “A ka fëmijë këtu për në shkollë?”
Rrëfimi i mësipërm vjen nga mësuese Qefsere Grifi, një ndër të parat në Bathore. Përgjatë Laboratorit të Antropologjisë Urbane të vitit të kaluar, beteja e një plejade mësuesish për krijimin e mundësive për mësimnxënie për qytetin që sa kishte nisur të ndërtohej, ishte një nga përpjekjet për të dokumentuar ndërtimin e Kamzës. Mësueset e Bathores shndërruan secilën hapësirë fizike të mundur në shërbim të dijes, që prej grumbujve më gurë nëpër fusha, dhoma në shtëpitë në ndërtim, godina shtetërore të pazota deri tek godinat universitare të pafrekuentuara pasdreke.

Me mësuese Qefsere Grifi, Teuta Peca e Mimoza Lusha si dhe arsimtare të tjera të të njëjtit brez kemi kënaqësinë të ndajmë një bisedë, më 15 mars, ora 17:00 në qendrën e Grupit Ata, në Kamëz.

Njoftojmë këtë takim sot në Ditën e Mësueses/it dhe në prag të Ditës së Gruas, për të shënjuar rrugëtimin e këtyre grave që i kanë dhënë shumë këtij qyteti ndër breza dhe në thelb e kanë formuar atë.

Me të njëjtën dëshirë që kemi pasur për organizimin e këtij takimi, ju ftojmë të na bashkoheni.

Fotografia nga arkivi i mësueses Qefsere Grifi

Date

15/03/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Grupi “Ata” Kamëz

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.