Përvoja immersive VR “Eternal Notre-Dame” te Kub France Shkodra
𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥! ⛪✨
Një eksperiencë edukative që i fton nxënësit të udhëtojnë në historinë, arkitekturën dhe simbolikën e Notre-Dame de Paris, përmes materialeve digjitale dhe realitetit virtual. 🏛️✨
Përmes përvojës immersive VR “Eternal Notre-Dame”, pjesëmarrësit do të zbulojnë historinë e një prej monumenteve më të njohura të trashëgimisë botërore, nga ndërtimi i katedrales në Mesjetë deri te procesi i rindërtimit pas zjarrit të vitit 2019. 🥽⛪
Gjatë aktivitetit do të zhvillohen edhe lojëra digjitale nga platforma Micro-Folie 🎮, duke e bërë eksplorimin e historisë, arkitekturës, artit dhe kulturës më interaktiv, dinamik dhe argëtues. 🎨
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi 🏛️, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë kësaj aventure virtuale dhe edukative.
📅 23.09.2026
⏰ 10:00–12:00
👥 10 nxënës
🎒 Mosha: +10 vjeç
Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme – mjafton kurioziteti dhe dëshira për të zbuluar historinë dhe kulturën përmes teknologjisë. ✨
📩 Për rezervime: [email protected]