
Përvoja interaktive “Arti i barabarti” te Galeria e Arteve Digjitale, Korçë
📖 Kur libri merr jetë
“Arti i barabarti” është një histori për të gjithë, pa asnjë përjashtim. 👧🧒 Të vegjël e të mëdhenj, biond apo brun, me quka apo pa, me flokë kaçurrela apo të drejtë, me sy blu apo kaf. Trazovaçë apo të urtë, artistë e shkencëtarë të ardhshëm, myslimanë e të krishterë, shqiptarë apo të huaj, ëndërrimtarë e aventurierë. 🌍✨
🎨 Kjo është një përvojë unike multimediale 360°, bazuar në librin me të njëjtin titull nga Gentian Minga @gentiminga , me ilustrime të Ema Bregu, animacion nga Lusi Kimza @framesbylusi , Art Director Roni Milla @_ars_mundi dhe përshtatje imersive nga @immersivema.
🧠💞 “Arti i barabarti” promovon empatinë dhe tolerancën, duke u folur fëmijëve për diversitetin dhe gjithëpërfshirjen. Me zërin emocionues të Suela Xhonuzit @suelaxhonuzi dhe muzikën prekëse të Blerina Shalarit, artiste me aftësi ndryshe, mesazhi është i qartë:
Pavarësisht gjithçkaje që na dallon, mbetemi të barabartë.
👐 Ejani siç jeni – në këtë eksperiencë imersive ka vend për të gjithë!
📍 GAD KORÇË – Galeria e Arteve Digjitale
🗓️ 30 Maj – 30 Qershor 2025
🎟️ Hyrja falas
📢 Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës
#TëNdryshëmPorTëBarabartë 🌈
