“Petite Messe Solennelle” nga G.Rossini te TKOB

Date

25/01/2026
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
Home Events - Almanart Koncert Muzikë “Petite Messe Solennelle” nga G.Rossini te TKOB

Një nga kryeveprat më të mëdha të Gioachino Rossini, Petite Messe Solennelle, vjen premierë absolute në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor.

Një kryevepër shpirtërore, ku sakralja dhe ndjeshmëria muzikore ndërthuren në një gjuhë emocionale të thellë.

✨Me solistë të mirënjohur: soprano Svetlana Aksenova, mezosoprano Enkeleida Shkoza, tenor Klodjan Kaçani dhe bas Rubén Amoretti.

Një bashkëpunim i jashtëzakonshëm me Korin e Filarmonisë së Kosovës dhe Korin e TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentëve të korit Hajrullah Syla dhe Dritan Lumshi, si dhe me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së, të drejtuar nga maestro Facundo Agudin.

✨Ju ftojmë në një përvojë muzikore solemne, ku arti dhe emocioni bashkohen në një dialog të thellë shpirtëror.

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.