Poema për skenë “Salambo lexon gazetën” nga Elsa Demo në Shkodër
Këtë javë, “Salambo lexon gazetën” vjen në Lezhë dhe Shkodër.
Poemë për skenë nga Elsa Demo, me Julinda Emirin, nën regjinë e Vladimir Doda.
Fabula e rrëfimit:
“Salambo, një grua në margjinat e shoqërisë, tenton të tregojë jetën në rend të kundërt kronologjik (nga hiri në vrasje) me kujtimet e saj më të thella dhe jehonat e imagjinares kolektive. Trupi i saj është një territor vetjak dhe njëherësh i përbashkët, sa as Salambo vetë nuk mund ta ndajë me siguri kush vendos ta hedhë atë trup nga majat e qytetit.”
📍 30 korrik 2026, ora 20:30
Qendra Rinore H.A.N.A, Lezhë
📍 31 korrik 2026, ora 20:00
Qendra Rinore ARKA, Shkodër
Hyrja e lirë.
______________
Ky projekt realizohet me mbështetje nga COSPE.