Prezantim i librave te autorit Gianni Palagonia

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Botimet Dritan, me kënaqësi prezanton botimin në shqip të romaneve të shkrimtarit Gianni Palagonia Heshtja dhe Në duart e askujt.
Librat do të prezantohen nga autori Gianni Palagonia, pseudonim letrar i Giuseppe Monforte, në një bashkëbisedim drejtuar nga gazetari Artur Nura, korrespondent i Shqipërisë i Radio Radicale. Biseda do të marrë në shqyrtim temat e trajtuara në romane, një tregim letrar i përvojës së jetës të Giuseppe Monforte, një oficer policie, për një kohë të gjatë me pozicione në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Pas bisedës, publiku do të mund t’i bëjë pyetje autorit. Takimi do të zhvillohet kryesisht në italisht por prania e përkthyeses së romaneve do të lejojë edhe ndërhyrje të publikut në gjuhën shqipe.

Date

07/02/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Instituti Italian i Kultures

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.