Prezantim i librit “Dinastia e mbretit Epidamn – Legjenda e Durrësit” në Durrës
EPIDAMNI – LEGJENDA QË RILIND NË NJË LIBËR
Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, si dhe të Muajit të Librit dhe Leximit, Qendra Muzeore Durrës organizon aktivitetin promovues të librit “Dinastia e mbretit Epidamn – Legjenda e Durrësit”, frymëzuar nga universi krijues i Moikom Zeqos dhe shkruar nga Epidamn Zeqo.
Takimi do të jetë një udhëtim në rrënjët mitike të Durrësit, përmes fjalës dhe ilustrimit, që sjell në jetë figurën e Epidamnit dhe një pjesë të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore.
(Organizuar nga Qendra Muzeore Durrës, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas” dhe shkollën “Jusuf Puka”.)
Muzeu Arkeologjik Durrës,
E premte, 16/10/2026 ; Ora 10.00.