Prezantim i romanit, “Pasqyra e dhimbjeve tona”, me autor Pierre Lemaitre

Shtëpia Botuese Dituria dhe librari Valentin ju ftojnë në prezantimin e romanit, “Pasqyra e dhimbjeve tona”, me autor Pierre Lemaitre. Në takim, lexuesit do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë edhe me dy përkthyeset, Diana Culi dhe Lindita Gjetani.
Dituria do të lançojë gjithashtu, në këtë prezantim, edhe lajmin që tashmë janë marrë të drejtat dhe do të botohet në shqip prej DITURISE edhe trilogjia tjetër e këtij autori të madh, me titull “Les Années glorieuses” (Vitet e Lavdishme).

📅 E premte, 17 prill
⏰ Në orën 13.30

RRETH AUTORIT
Autor francez me famë ndërkombëtare, Pierre Lemaitre ka marrë çmime të shumta letrare. Në vitin 2013, ai fitoi Çmimin Goncourt për “Mirupafshim atje lart”, vëllimi i parë i trilogjisë “Fëmijët e Fatkeqësisë”. Adaptimi filmik i romanit i fitoi atij gjithashtu Çmimin César për Skenarin më të Mirë të Adaptuar në vitin 2018, së bashku me Albert Dupontel.

RRETH LIBRIT
Gjithçka fillon me një ngjarje të rrallë: një grua e re që vrapon e gjakosur nëpër rrugët e Parisit. Pas ka lënë një burrë plak, që ka vrarë veten, para syve të saj…

Date

17/04/2026
Kategorite

Location

Libraria “Atë Zef Valentini”, Tiranë

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.