“Print is Not Dead” te “Berk Botime” Tirane
“Print is Not Dead” është menduar si një ditë kushtuar printit artistik e origjinal, që përmes ekspozitave, punëtorive, librave dhe bisedave do të bëjë bashkë admiruesit e artizanatit të tipografisë dhe artit në linocut.
PND do të mbahet nga artisti Klodian Luca, i cili do të ekspozojë një seri linocut-esh, të frymëzuara së fundmi, si dhe do të mbajë një punëtori jashtë së zakonshmes, mbi prodhimin e letrës artizanale. I njohur me një mori emrash, si lino print, linoleum block print, linolschnitt, linograbado apo linogravurë, linocut-i, si teknikë, daton fillimin e shekullit XIX. Pikërisht sot, me masivizimin e inteligjencës artificiale gjenerative, e cila mund të prodhojë një imazh dixhital në pak sekonda, besojmë se praktika të tilla do të rimarrin prestigjin që u takon në panoramën e gjerë të rivlerësimit të printit.
Dita është menduar si një portare 9 orëshe, me dyer të hapura, që mirëpret këdo, në çdo moment të ditës, ku do të kemi mundësi të mësojmë rreth tipografisë, praktikave artistike artizanale, linocut-it, letrës, shtypit dhe sigurisht do të kemi mundësi të takohemi e ritakohemi.
Me 14 tetor, çelim dyert në orën 11:00!
Ekspozita në linocut është e hapur tërë ditën;
Punëtoria do të mbahet në 16:00.

Për të marrë pjesë në punëtorinë e orës 16:00, ju lutem regjistrohuni në form: