
Programi i plotë i Studiove të Hapura në Vila 31 x Art Explora, Edicioni i II-të
Jemi të lumtur të ndajmë programin e plotë për edicionin e dytë të Studiove të Hapura në Vila 31 x Art Explora!
Prej datës 18 deri më 20 korrik, studiot e artistëve rezidentë të Vila 31 do të jenë të hapura për publikun. Ejani dhe merrni pjesë në tri ditë plot me performanca, lexime, biseda dhe shfaqje filmash: një mundësi për të takuar artistët rezidentë dhe për të zbuluar punët e tyre.
Programi është falas dhe i hapur për të gjithë!
Ju mirëpresim!
📍Vila 31, Tirana
📅 18-20 Korrik
✅ Hyrje e lirë
STUDIOT E HAPURA: Erdiola Kanda & Anne Bourrassé, Franziska von Stenglin, Kairo Urovi, Kamruzzaman Shadhin & Salma Jamal Moushum, Mona Vatamanu & Florin Tudor, Romana Schmalisch & Robert Schlicht, Vangjush Vellahu
Ilustrimi “Toka e imagjinuar” nga rezidentët tanë @gidree.bawlee @shadhin.kamruzzaman @moushum
