Programi për fëmijë “Mili Fanzine” te Muzeu “Marubi Shkodër
𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥! 📸✨
Aktiviteti edukativ “𝙈𝙞𝙡𝙞 𝙁𝙖𝙣𝙯𝙞𝙣𝙚” ju fton të bëheni pjesë e një përvoje krijuese ku fotografia, vizatimi dhe teksti bashkohen në një botim unik 📖🎨
Përmes fotografive të Gjon Mili, pjesëmarrësit do të eksplorojnë forma të reja shprehjeje artistike, duke krijuar një fanzinë që pasqyron këndvështrimin dhe imagjinatën e tyre ✏️📷🖋️
Në këtë proces eksperimental, do të keni mundësinë të ndërthurni imazhin me tekstin dhe ilustrimin, duke zbuluar mënyra të reja për të treguar histori përmes artit vizual dhe narrativ 🌟
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi 🏛️, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë kësaj eksperience inovative.
📅 Data: 7 gusht 2026
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
👥 Numri i pjesëmarrësve: 15
👧🧑 Mosha e rekomanduar: 16+ vjeç
Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme – mjafton dëshira për të krijuar dhe për të eksperimentuar ✨
📩 Rezervoni vendin tuaj në: [email protected]
⏳ Vendet janë të kufizuara – mos e humbni këtë mundësi!