Projekti “Rreth poezisë” me poeten Luljeta Lleshanaku

Projekti “Rreth poezisë” me poeten Luljeta Lleshanaku do të zhvillohet në dy faza: në të parën prej tyre, mes periudhës 01 qershor 2025 – 20 tetor 2025 do të zhvillohet një seri me 7 seanca punëtorie letrare (poetry creative writing workshops) të kryera nëpërmjet lidhjes online. Faza e dytë, mes datave 25-30 tetor 2025, do të zhvillohet në tri takime me prezencë fizike në Tiranë.

Pjesëmarrësit e ftuar të këtij projekti do të jenë studentë të Universitetit të Tiranës. Përzgjedhja e tyre do të bëhet mbi bazën e krijimeve të deritanishme poetike të studentëve të interesuar që do të aplikojnë nëpërmjet këtij formulari deri në datën 16.06.2025.

Për pyetje ose sqarime të mëtejshme, kontaktoni në adresën manjola.nasi@unitir.edu.al

Date

08 - 16/06/2025
Aktivitete të Përfunduara

Location

Fakulteti Histori - Filologji

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.