Promovim i librit “TERRENE – TETË VËSHTRIME MBI SPACIN” në Durrës

Një promovim ndryshe për një libër ndryshe!

Ju ftojmë në aktivitetin promovues të librit “TERRENE – TETË VËSHTRIME MBI SPACIN”, një reflektim i thellë mbi një vend që mbart kujtesë, dhimbje dhe histori.

Kësaj here, takimi nuk do të jetë thjesht me fjalë, por me artistët vizualë që kanë sjellë në jetë imazhet që shoqërojnë tekstet e librit. Në një rrjedhë të pazakontë promovimi, do të kemi një bashkëbisedim me ta, ku ata do të ndajnë procesin krijues, frymëzimin dhe qasjen e tyre ndaj temës së librit.

Një kombinim unik mes artit, kujtesës dhe fjalës së shkruar, një ngjarje që nuk duhet humbur!

🗓️ 26.09.2025
🕣 17:30
📍 Kulla Veneciane, Durres

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit SHPIRTËRIM i cili zbatohet nga Tek Bunkeri me mbështetjen e programit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Date

26/09/2025
Aktivitete të Përfunduara

Location

Kulla Veneciane, Durrës

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.