Promovim libri dhe takim me diasporën te “Shtëpia Studio Kadare” Tiranë

Shtëpia Studio Kadare mirëpret gratë e diasporës në atdhe dhe miqtë e librit në një mbrëmje të veçantë.

Ejani dhe ju me datën 12 Tetor Ora 17:30
📌Shtëpia Studio Kadare

E ftuar autorja Eliona Gjergo do të prezantojë librat e saj “Skizofrenia” dhe “Spectrum,” duke ndarë përvojat dhe reflektimet e saj mbi temat e shëndetit mendor dhe diversitetit.

Në këtë ngjarje të veçantë, analistja dhe trajnerja ndërkombëtare e zhvillimit personal Shpresa Rupar do të ofrojë perspektiva të thelluara, ndërsa Aina Hoti Presidente e Swiss Albania Event do të moderojë bisedën dhe të udhëheqë këtë diskutim të rëndësishëm për fuqinë e librit dhe ndikimin e tij në jetët tona.

“Libri, forca e fjalës” si një nga format më të fuqishme të komunikimit, do mbetet fuqia e fjalës që prek shpirtin dhe mendjen.

“Zbuloni histori të vërteta, ndani eksperienca, njihuni me burn out.
Bashkohuni në një Mbrëmje të Librit dhe Forcës së Fjalës!”

Date

12/10/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Shtepia Studio Kadare

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.