
Promovimi i librit “Ata që mbijetuan” te UET
📖 Promovimi i librit “Ata që mbijetuan”, Fitues i Çmimi Kadare 2025🖋️
UET, Instituti Liberal “Pashko” dhe UETPress ju ftojnë në promovimin e librit “Ata që mbijetuan” me autor Armand Bora, fitues i Çmimit “Kadare” për vitin 2025!
Motivacioni i jurisë – “Për risi stilistikore dhe vlera të qëndrueshme estetike, ku me anë të ndërtimit të personazheve autentike, dramaturgu sjell evokimin e së kaluarës, duke përcjellë mesazhe në realitetin e sotëm. Ky çmim shënon një moment historik, pasi për herë të parë një dramë shpallet fituese, duke dëshmuar fuqinë dhe rëndësinë e teatrit në letërsinë shqipe! 📚🎭
👉🏻Çmimi Kadare 2025 pati gjithashtu prurje rekord dorëshkrimesh, me rreth 40 të tilla, me autorë nga të gjitha trojet ku flitet dhe shkruhet shqip, me një larmini të pasur zhanresh dhe tematikash, disa të trajtuara për herë të parë në letërsinë shqipe. Gjithashtu për herë të parë, vlerësimi i dorëshkrimit më të mirë u bë nga fituesit e mëhershëm të çmimit, duke krijuar një traditë të re të përzgjedhjes.
E mërkurë, 2 prill 2025, ora 12:00, 📍Aula Magna, UET
