Punëtori “Nën qiell” te “KubFranceShkodra”
NËN QIELL ☁️🌍
Një aktivitet edukativ që i fton nxënësit të eksplorojnë marrëdhënien mes njeriut dhe natyrës përmes materialeve digjitale të ofruara nga Micro-Folie dhe eksperiencës virtuale VR “Nën qiell (Sous le ciel)” 🌿, frymëzuar nga veprat e Marc Chagall. Të rinjtë do të përjetojnë një botë poetike dhe ëndërrimtare, të mbushur me peizazhe magjike dhe krijesa fantastike. 🥽✨
Gjatë aktivitetit, nxënësit do të zhyten në një udhëtim vizual që ndërthur artin, imagjinatën dhe natyrën, duke reflektuar mbi lidhjen mes njeriut dhe botës natyrore. 🌱
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi 🏛️, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë kësaj përvoje immersive dhe edukative.
📅 25.11.2026
⏰ 10:00–12:00
👥 10 nxënës
Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme – mjafton kurioziteti dhe dëshira për të zbuluar një botë ku arti, natyra dhe imagjinata bëhen një.
📩 Për rezervime: [email protected]