Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Punetori per artistet e rinj ne Fier

MBI PUNËTORINË
Faza e parë e punëtoris, “the Urgent Artist Toolkit” është ndërtuar rreth idesë së ‘urgjencave’ në lidhje me praktikat personale të artistit dhe mënyrës se si i shprehim ato. Duke filluar nga një prezantimi i Niku Alex Muçaj, artist dhe aktivist kulturorë i cili jeton dhe punon mes Shqipërisë dhe Zvicerës, dhe duke vazhduar më pas në urgjencat bashkëkohore të ‘arteve pamore’ të zhvilluara nga Shkolla Lëvizëse e Arteve Pamore, punëtoria fokusohet në praktikat personale të të rinjëve me qëllim të zhvillojë metodologji të reja në të cilat proceset artistike mund të formulohen, redaktohen dhe shprehen.

🔻Çfarë ishte urgjente për artistët që sot kanë hapur institucione në qytetin tuaj?
🔻Çfarë ishte urgjente në botën e artit në atë kohë?
🔻Çfarë është urgjente për ju sot?

Kjo punëtori do t’ju vendos në dispozicion më shumë mjete për të eksploruar mundësi të reja në lidhje me praktikat artistike dhe mënyrës se si ato përdoren në kontekstin ku punojmë.

📌AFATET DHE FAZAT E APLIKIMIT
🔻Hapja e thirrjes për propozime: 19 korrik 2023
🔻Afati i thirrjes për aplikime: 26 korrik 2023
🔻Njoftimi i pjesëmarrësve të përzgjedhur me email: 27 korrik 2023
🔻Punëtori në Fier: 28 korrik 2023 ora 17:00 | Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier

📌PËR PYETJE
​info@destil.al

Date

28/07/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Fier

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.