Punetori për fëmijë nga Galeria Kombëtare e Artit te “Vila 31 x Art Explora” Tiranë

Në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit të Galerisë Kombëtare të Arteve @galeriakombetarearteve , Vila 31 x Art Explora sjell një punëtori praktike të frymëzuar nga vepra e artistes Vjoleta Xhaferri. ✨

Përmes teknikës së kolazhit, pjesëmarrësit e vegjël do të eksplorojnë marrëdhënien mes imazhit, skicës dhe tekstilit, duke zbuluar se si materiale dhe forma të ndryshme mund të ndërthuren për të krijuar një rrëfim vizual.

Punëtoria do u tregojë se si të eksperimentojnë me tekstura, ngjyra dhe imazhe, për të krijuar kolazhet e tyre dhe për të treguar histori përmes artit pamor.

Një hapësirë për të vëzhguar, eksperimentuar dhe krijuar, duke u frymëzuar nga universi artistik i Vjoleta Xhaferrit.

🖼️ Vjoleta Xhaferri, Rrugëtimi (Diptik), 2001, acrylic on canvas , 180 x 260 cm

Date

15/09/2026

Location

Vila 31, ish-Bllok, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.