Punëtori “Sunset & knots” nga MuzehLab në Durrës
05 gusht | Ora 18:30 – Art MIX në Parkun Kreativ Vollga
Punëtoria “Sunset & Knots” do t’i ftojë qytetarët të mësojnë teknika bazë të lidhjes së nyjeve dekorative (macramé), duke realizuar objekte artistike që mund t’i marrin me vete. Aktiviteti synon të krijojë ndërveprim mes grupeve të ndryshme të komunitetit dhe të nxisë dialogun përmes artit.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit “Heritage Hub”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.