Punëtoria “Art në qelq & kaligrafi në qeramikë” Durrës

01 Gusht | Ora 18:30 – Art në Qelq & Kaligrafi në Qeramikë | Parku Kreativ Vollga

Kjo punëtori sjell së bashku dy forma artistike që ndërthurin krijimtarinë me trashëgiminë kulturore. Nën udhëheqjen e artistit @romirnelo, pjesëmarrësit do të eksplorojnë teknikat bazë të Artit në Qelq, duke krijuar punime dekorative të frymëzuara nga ngjyrat dhe elementët e trashëgimisë kulturore.

Njëkohësisht, artistja @mona.ceramics_ , do të udhëheqë punëtorinë e Kaligrafisë në Qeramikë, ku pjesëmarrësit do të mësojnë të krijojnë kompozime me shkronja dhe motive dekorative mbi objekte qeramike, duke i kthyer ato në vepra artistike unike.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit “Trashëgimia për Përfshirjen Sociale”, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Date

01/08/2026

Location

Vollga, Durres

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.