Punëtoria kreative “Cube it” te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
𝗧𝗛𝗜𝗥𝗥𝗝𝗘 𝗘 𝗛𝗔𝗣𝗨𝗥! 📐📸
Punëtoria kreative “𝘾𝙪𝙗𝙚 𝙄𝙩” fton të rinjtë të njihen me fotografitë e Gjon Milit dhe t’i eksplorojnë ato përmes formave gjeometrike. Kube, kuboide, piramida dhe forma të tjera do të shndërrohen në një puzzle fotografik 3D, duke bashkuar fragmente të fotografive të Milit në mënyra të reja dhe krijuese.
Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Muzeut Marubi, i cili do t’i shoqërojë pjesëmarrësit gjatë gjithë procesit krijues.
📅 Data: 29 shtator 2026
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
👥 Numri i pjesëmarrësve: 15
🧑 Mosha e rekomanduar: +12 vjeç
Aktiviteti është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme – mjafton dëshira për të eksperimentuar me fotografinë, format dhe hapësirën.
📩 Na kontaktoni në: [email protected]