Punishtja e krijimit të një drame te Grupi “Ata” Kamëz

Ju rikujtojmë mbajtjen e punishtes së krijimit të një drame në datat 3-7 korrik pranë hapësirave të qendrës Ata në Kamëz. Të interesuarit të na shkruajnë në inbox brenda datës 29 qershor.
***
Kjo punishte mirëpret ata/ato që kanë ndjeshmëri artistike dhe angazhimi qytetar, si dhe shtysë për të mësuar sesi shkruhet një vepër teatrale duke u bazuar në materialin empirik të mbledhur përgjatë një ekspedite etnografike në luginën e Valbonës (Tropojë). Dramaturgu, regjisori dhe aktori me përvojë të gjatë në teatër dhe përkthime në Shqipëri, Kosovë dhe Angli, Shkëlzen Berisha do të kujdeset për bashkëndarjen e njohurive teorike dhe për gjithë procesin e shkrimit krijues deri në përgatitjen e tekstit final. Ky tekst më pas do të vihet në skenë nga një trupë aktorësh/aktivistësh në qytetin e Kamzës dhe Luginën e Valbonës. Materiali empirik mbi të cilën do të ndërtohet vepra bazohet në të dhënat e mbledhura për orët dhe zanat, mitologjinë e gojëdhënat, rezistencat dhe paqtimet mbi hidrocentralet mbi lumë, pezmi ndaj padrejtësive dhe vetmia e përjetuar prej emigrimit të të rinjve.

Date

03 - 07/07/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Grupi “Ata” Kamëz

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.