
“Qeflinjtë e pavarur” me DJ Gawdx & DJ Teelco në Vlorë
“Qejflinjtë e Pavarur” – Vlora mbyll vallen!
Pas udhëtimit tonë përmes polifonisë labe të Gjirokastrës, serenatave të ëmbla të Korçës dhe ahengut të paharruar shkodran, mbërrijmë në stacionin tonë të fundit: Vlorën – aty ku historia, deti dhe ritmi takohen.
“Qejflinjtë e Pavarur” është kapitulli final i një serie eventesh që kanë festuar muzikën tradicionale shqiptare dhe transformimin e saj në tinguj bashkëkohorë. E hapim me zërat magjepsës të polifonisë labe dhe e mbyllim me DJ set nga @teelco dhe @gawd_x të cilët do të ndezin pedonalen me muzikë elektronike – një festë e lirë dhe e hapur për të gjithë qejflinjtë që kërkojnë të ndjejnë shpirtin e qytetit nëpërmjet tingujve.
Le të mbyllim së bashku këtë përrallë, siç i ka hije – me këngë, kërcim dhe atmosferën e një Vlore që s’fle!
🗓️ 3 Maj, 18:00
📍Komiteti, Vlorë
