
Seminar “Letersi e perkthyer per femije dhe adoleshente” te “Panairi i Librit”
Në ditën e dytë të panairit, në datë 16 nëntor, në orën 17.00 Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip.
Ne kete seminar është e ftuar edhe një përkthyese e shquar italiane, konsulente editoriale e Sallonit te Librit ne Torino, përkthyese e Bolanos dhe Markezit dhe organizatore e seminareve me këtë teme, znj. Ilide Carmignani. Vizita e Carmignani-t është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës, te cilin e falenderojmë.
Botues, përkthyes, mësues, autorë të letërsisë për fëmijë, jeni të ftuar. Pjesemarrja juaj e pasuron diskutimin.
Moderator i seminarit, perkthyesi Ilir Baçi.
