
Seminar “Text is Music” me regjizoren Sabine Mitterecker te “Universiteti i Arteve” Tirane
“Text is Music”
Seminar me regjizoren e njohur Sabine Mitterecker
27 tetor, ora 10:00, në “Black Box“ Universiteti i Arteve
Seminari do të trajtojë tema të tilla si qasjet bashkëkohore ndaj dramës dhe regjisë austriake, raportimi mbi regjinë, bashkëpunimi me aktorët dhe ekipin krijues si dhe bashkëprodhimi si një formë efikase e menaxhimit bashkëkohor. Seminari zhvillohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental dhe u drejtohet kryesisht regjisorëve të rinj dhe studentëve të Akademisë së Arteve në Tiranë, megjithatë janë të mirëpritur edhe të interesuar të tjerë.
