Sesion leximi “Kush është Charles Dickens?”

Ishte viti i largët 1850, kur botohet për herë të parë një nga romanet 📚 më magjepsës të letërsisë botërore: David Copperfield 📖.

Kjo kryevepër që prek fëmijë e të rritur, e përkthyer në më shumë se 100 gjuhë të botës rrëfen aventurat e djaloshit Copperfield 👦🏻 nga vegjëlia në maturi, me një mjeshtëri të rrallë.

Për ta njohur më mirë veprën dhe autorin e saj, fëmijët 👧🏻👦🏻 e QKKF dhe nxënësit e shkollës “Kushtrimi i Lirisë” do të shijojnë një sesion leximi 📖📚 me aktorin e trupës së Teatrit të Kukullave 🎭, Florian Kokona.

Eja dhe ti me ne! Të presim në COD!

Date

07/02/2025
Aktivitete të Përfunduara

Location

COD Kryeministri

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.