Sesione edukative arti për fëmijë te “KubFranceTirana”
Më 13 maj ju presim sërish për një sesion edukativ arti për fëmijë!
🕑Dy orare të disponueshme:
17:30 – 18:30 ose 18:45 – 19:45
✨ Një mundësi e mrekullueshme për të zbuluar vepra arti të koleksioneve franceze nga muzeume të mirënjohur në mbarë botën nëpërmjet lojës dhe teknologjisë!
👥 Vetëm 9 vende të disponueshme për grup
👦👧 Mosha: 7-10 vjeç
📩 Regjistrimi mbyllet më 11 maj.
Për t’u regjistruar dhe për më shumë informacione, kontaktoni info@kubfrancetirana.com ose na shkruani në DM.
⏰ Ju lutemi të respektoni afatin e regjistrimit!
Këto sesione zhvillohen çdo të mërkurë te KubFranceTirana dhe çdo javë trajtohet një tematikë re. ✨Ju mirëpresim!