“Shëtitja Fotografike” në Tiranë
Të Shtunën – 28 Shtator ora 17:00, bashkohu me ne në Shëtitjen Fotografike të rradhës!
Pika e nisjes do të jetë te “Lokomotiva” në Bulevardin e Ri, për ta përfunduar Shëtitjen tonë te Stacioni i transportit Urban pranë Piramidës.
Kjo është një mundësi perfekte për të ushtruar aftësitë e tua të fotografisë, qoftë me smartphone, kamera analoge apo digjitale. 📸
Tematika do të jetë Transporti publik & lëvizshmëria në Tiranë, ku do të kemi mundësinë që të flasim për mënyrat e lëvizjes në qytet si dhe t’i dokumentojmë ato nëpërmjet fotografisë.
Shihemi te Lokomotiva! 😃
*Ky është një grupim vullnetar, ndaj kushdo që dëshiron të marrë pjesë është i mirëpritur!