
Shfaqja e dokumentarit “Il complotto di Tirana” nga Manfredi Lucibello te Vila31
Instituti Italian i Kulturës dhe VILA31 ArtExplora kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në shfaqjen e dokumentarit “IL COMPLOTTO DI TIRANA” i Manfredi Lucibello, i cili do të jetë i pranishëm.
Il complotto di Tirana i Manfredi Lucibello
Dokumentar – Itali, 2024, durata 71 minuta
“Il Complotto di Tirana” është një vepër befasuese dhe provokuese, e cila rrëfen një nga mashtrimet më të mëdha në historinë e artit bashkëkohor Dhjetor 2000. Fotografi i famshëm Oliviero Toscani pranon – ose të paktën kështu duket – ftesën e kritikut të artit Giancarlo Politi, themeluesit të revistës Flash Art, për të kuruar një seksion të Bienales së parë të Artit në Tiranë. Toscani propozon katër artistë, autorë veprash kontroverse dhe skandaloze. Por menjëherë pas inaugurimit vjen kthesa dramatike e ngjarjeve: Toscani raporton gjithçka. Ai nuk dinte asgjë. As për Bienalen, as për përfshirjen e tij të supozuar, as për artistët… të cilët, në fakt, nuk ekzistojnë.
Kush e orkestroi këtë mashtrim të bujshëm artistik? Pse? Dhe çfarë na tregon e gjitha kjo për sistemin e artit?
Regjisori Manfredi Lucibello na shoqëron në një udhëtim të pabesueshëm përmes identiteteve të rreme, emaileve të rreme, lojërave intelektuale, provokimeve politike dhe reflektimeve mbi të vërtetën, përfaqësimin dhe mashtrimin. Me një ritëm thrilleri dhe një ironi të mprehtë, Il complotto di Tirana është një dokumentar që trondit siguritë dhe ripërcakton kufijtë midis relitetit dhe trillimit.
