Shfaqja e komedisë “Forca e Grupit” te Teatri Metropol, Salla Cehov
🎭”Forca e Grupit” është një komedi franceze mjaft e suksesshme. Vepra sillet rreth disa pacientëve me forma të ndryshme të Çrregullimit Obsesiv-Kompulsiv (OCD). Të bllokuar në sallën e pritjes së një klinike kur fluturimi i mjekut vonohet, ata zhvillojnë terapinë e tyre të improvizuar…Situatat komike dhe batutat janë pjesë e pandarë e shfaqjes e cila ne fundin e saj zbulon një prej virtyteve më të larta humane!
Ju ftojmë te beheni pjesë e kësaj klinike skenike, pasi te gjithë ne kemi nevoj për një lloj konsulte, në fund të fundit, nuk ka ilaç më të mirë se e qeshura! ☺️
Kohëzgjatja e shfaqjes: 40 min
Dt 24 Qershor, 18:00
Teatri Metropol, Salla Cehov.
Rezervoni ne nr 0677414080
Grafik dizajn @p_7klaudia